I ftuar në E Diell në Top Channel, lideri i LDK-së, partisë më të madhe opozitare në Kosovë dhe mbajtësi i postit të kreu të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ritheksoi edhe njëheherë kundërshtimin e tij për mbajtjen e bisedimeve me Serbinë.

Zoti Mustafa, si kreu i LDK-së, foli për sfidat që ka përpara kjo parti.

“LDK ka nevojë për reforma, të profilizohet e të rikthehet si një parti e fortë në Kosovë. Po mundohemi të kalojmë konservatorizmin, të hapim dyert për të rinjtë përmes programeve për të rinjtë, të ndërtojmë vizion për të rinjtë. Jam optimist që do t’i arrijmë këto reforma dhe në të ardhmen LDK do të jetë ndryshe”, tha Mustafa.

Më tej zoti zoti Mustafa ripërsëriti qendrimin e tij se procesi zgjedhor ishte i manipuluar me shumë abuzme, si gjatë ditës së zgjedhjeve ashtu edhe gjatë fushatës. Por, tha ai, LDK njohu procesin për të mirë të vendit, megjithëse nënvizoi se institucionet e dala janë, sic tha ai, janë më legjitimitet të kufizuar.

“Zgjedhjet kishin shumë manipulime, abuzime, premtime jashtë një marrëveshje. Thaci në fushatë premtoi rritje page për arsimtarët. Pranuam rezultatet e zgjedhjeve për të mirë të shtetit pavarësisht se organet nuk kanë legjitimitet afatgjatë për të qeverisur Kosovën”, deklaroi kreu i LDK-së.

Për Mustafën bisedimet me Serbinë vijnë në një moment të pavaforshëm. Ai tha se pavarësisht pretendimeve të qeverisë se dialogu do të jetë teknik, në tryezë do të hidhen tema që tentojnë të vendosin në pikëpyetje shtetin e Kosovës.

“Jo domosdo të futemi tani në bisedime. Në këtë periudhë me Serbinë, bisedimet nuk mund të dalin asnjëherë jashtë kornizës politike, sado që qeveria thotë se janë teknike. Negociatat janë përfunduar në Vjenë kur është pranuar “Pako Ahtisari”. Bisedimet me Serbinë na sjellin probleme që i kemi tejkaluar më parë. “Pako Ahtisari” nuk mund të rihapet. Kuvendi duhet të votojë me 2/3 cdo cështje në bisedimet e Kosovës. Po bëhemi një vegël për Serbinë që të tregojë se është një shtet demokratik në rrugën e saj drejt BE-së. Në fazën e parë do hidhen në tavolinë për tema të lehta, për të krijuar një opinion, në fazën e fundit do të vendosen tema që tentojnë ta vënë në pikëpyetje shtetin e Kosovës”, tha Mustafa.

Në fund të fjalës së tij, lideri i LDK-së shprehu nevojën e një bashkëpunimi të gjithanshëm e më të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi sipas tij, në shumë fusha të dyja shtetet nuk kanë bashkëpunim intensiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA