U luajtën të shtunën katër ndeshje të javës së 24-t të Kategorisë Superiore. Në ndeshjen kryesore, atë mes Besës dhe Skënderbeut, që u luajt në Kavajë s’pati asnjë fitues, teksa të dyja ekipet i mbyllën 90 minutat në një barazim pa gola.
Një hap fals i korçarëve që pas këtij rezultati trondisin disi pozitat e tyre në garën për titullin e këtij sezoni.
Nëse Flamurtari kryesues fiton të dielën në Ballsh, distanca mes vendit të parë dhe Skënderbeut të vendit të dytë do të shkojë 6 pikë.
Në Krujë Kastrioti merr 3 pikët përball Tiranës që tashmë nuk njihet më.
Për bardheblutë, që nuk fitojnë prej 6 javësh, kjo humbje mund të ketë pasoja të rënda.
Në minutën e 63-të ishte Alvizh që kaloi në avantazh krutanët, ndërsa në minutën e 76-të Ikong dyfishoi shifrat, duke firmosur kapitullimin e Tiranës.
Ekipi kryeqytetas zbret nga vendi i katërt në të gjashtin, kurse Kastrioti ngjitet në vendin e tetë dhe barazon Shkumbinin e vendit të 7-ta me (29) pikë.
Në Durrës, barazim 0-0 mes Teutës dhe Vllaznisë. Keqardhja më e madhe për këtë rezultat kanë vendasit, të cilët humbën edhe një 11-metërsh.
Ndërkohë në Tiranë, Dinamo nuk e pati aspak të vështirë të mundësi Elbasanin në shifrat 3-1.
Serinë e golave e hap Ferraj në pjesën e parë, ndërkohë që Bërkic po në 45 minutat e para dyfishon rezultatin duke mbyllur në 2-0 këtë pjesë.
Në fundin e takimit Argjentinasi shënon golin e tretë përpara se skuadra e Elbasanit të shënojë golin e nderit në këtë takim.
Top Channel