Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi, vlerëson se bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë mund të ndodhë në të ardhmen nëse Beogradi nuk ndryshon politikën ndaj Prishtinës.

“Mund të ndodhë që shqiptarët edhe të bashkohen, nuk mund të përjashtohet një mundësi e tillë nëse Serbia do të jetë një pengesë për afirmimin dhe njohjen e Kosovës. Pra, bashkimi kombëtarë nuk mund të përjashtohet në të ardhmen. Nëse shqiptarët tregohen të organizuar, atëherë bashkimi kombëtar do të jetë realitet”, theksoi veprimtari Adem Demaçi.

Përsa i përket bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Demaçi tha se ato po zhvillohet pa vullnetin e kosovarëve. Sipas tij, dialogu i është imponuar Prishtinës nga Bashkimi Europian.

“Ne s’kemi pas qarë pa bërë bisedime, sepse të njëjtat janë aranzhuar nga BE-ja dhe OKB-ja. Europianët, Serbisë i bëjnë lëshime sepse janë të interesuar ta tërheqin në BE ngaqë Serbia është një faktorë më i rëndësishëm sesa Kosova”, deklaroi Adem Demaçi.

Lidhur me tensionet ndëretnike në Maqedoni, Demaçi tha se ato nxiten nga disa struktura serbe të instaluara në institucionet e Maqedonisë të cilët janë të interesuara të ruajnë armiqësinë me shqiptarët.

Demaçi këto komente i bëri në Shkup në një manifestim të organizuar me rastin e 30 vjetorit të protestave të studentore në Prishtinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA