" /> ">
Një punishte falsifikimi e sofistikuar është zbuluar nga policia e Shkodrës pas një operacioni të koduar me emrin ”Omar”.
Në prangat e policisë ka rënë pronari i kësaj baze falsifikimi, shtetasi Paulin Pali, 39 vjec nga fshati Omaraj.
Në këtë qendër falsifikimi policia ka sekuestruar vula të thata të noterëve të ndryshëm, vula doganore, leje drejtimi dhe siguracione të falsifikuara.
Gjithashtu, kjo bazë kishte arritur të falsifikonte edhe karta rimbushëse të platformave dixhitale dhe karta të kompanive të tjera.
Hetimi zgjati 4 muaj deri në mbledhjen e fakteve që cuan në ndërhyrjen, skuestrimin e pajisjeve dhe arrestimin e falsifikatorit.
Ndaj shtetasit Paulin Pali janë ngritur akuzat e falsifikimit të vulave dhe dokumentave shtetërore e private.
Top Channel