Adoleshentja më e shëndoshë e botës është një britanike e quajtur Georgia Davis, e cila peshon aktualisht 260 kilogramë.
Historia e saj përfundoi disa muaj më parë në historitë e gazetave, kur ajo ishte 210 kilogram dhe vendosi të udhëtonte në një kamp dobësimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Georgia qëndroi disa javë në kamp dhe arriti të humbte disa kile, por që prej rikthimit në shtëpinë e saj, brenda disa muajve ajo ka shtuar jo pak por 60 kilogramë të tjera, duke u shndërruar në adoleshenten më të shëndoshë të njohur në botë.
Ndonëse 17-vjeçarja ka vendosur të stërvitet çdo ditë, mjekët e këshillojnë që të mos lodhet shumë, pasi me lodhjen që pesha e saj i shkakton zemrës, edhe sforcimi më i vogël mund të rrisë presionin e gjakut në nivele fatale.
E reja duhet t’i nënshtrohet një diete radikale, por duket se ajo nuk është shumë e gatshme të tolerojë tek ushqimi.
Top Channel