Vlorë, arrestohen katër grabitës

10/03/2011 17:05

Drejtoria e policisë së Vlorës njoftoi arrestimin e katër personave të akuzuar për një seri grabitjesh me dhunë.

Operacioni i koduar me emrin “Vjosa” është paraqitur nga drejtori policisë së Vlorës, i cili bëri të ditur arrestimin e tre kushërinjve Hoveljando, Sebastiano dhe Enrik Zykaj, të moshave nga 19 në 25 vjec, si dhe të shtetasit Lorenc Kapaj, 18 vjec.

Arrestimi në flagrance i këtyre personave u krye për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 9 mars, në vendin e quajtur “Bregu i Llanajve”, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, kanë vjedhur duke përdorur armët e zjarrit pesë shtetas dhe tre automjete të banorëve të kësaj zone.

Në cilësinë e porovës materiale në vendin e ngjarjeve u sekuestruan katër automatikë dhe 20 gëzhoja. Të ndaluarit akuzohen për konsumim të veprës penale “vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Dokumentet i kaluan prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme, pasi këta persona dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera me armë.

Top Channel