
Zëdhënësi i opozitës së bashkuar, Spartak Ngjela ka deklaruar se zgjedhjet lokale të 8 majit janë zgjedhje tërësisht politike, pavarësisht se bëhet fjalë për pushtetin vendor.
“Problemi i sistemit është në Kushtetutë, por respektohet apo jo Kushtetuta është cështje politike. Të gjitha zgjedhjet janë politike, politika është arti i qeverisjes në nivel lokal dhe qendror, është e njëjta gjë”, ka pohuar Ngjela.
Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, Ngjela është shprehur opozita nuk do të lejojë që zgjedhjet e 8 majit të manipulohen si ato të 28 qershorit.
“Këtu kemi 2 vjet që nuk bëhet transparenca e zgjedhjeve. Këta e dinë demokracinë një bodrum, por demokracia është transparencë. Ne do luftojmë për ta mbrojtur këtë proces me të gjitha forcat tona, bashkë me popullin”, ka deklaruar Ngjela.
Ai ka shtuar se objektiv i pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje do të jetë edhe një tjetër. “Ne do ta bëjmë këtë për të provuar që zgjedhjet u vodhën dhe nëse kjo provohet, Saliu ikën”, ka shtuar Avokati.
Top Channel