Fshatrat turistikë, Bode rrëzon akuzat
10/03/2011 13:00
Ministri i Financave, Ridvan Bode ka hedhur poshtë akuzat e deputetit të PS-së, Erion Braçe se me votimin e ndryshimeve, përfiton nga ligji për fshatrat turistikë.
“Unë jam Ridvan Bode, nga ky ligj nuk kam përfituar asgjë. Kam vetëm një apartament të hipotekuar nga kryetari i komunës që i përket PS-së”, është shprehur Bode.
“Do ta votoj ligjin sepse nuk kam konflikt interesi”, theksoi ai.
Top Channel