
Tottenham dhe Milan do të përballen sot në Londër, për të fituar biletën e vetme në dispozicion për një vend në çerekfinalet e Champions League.
Në “White Hart Lane” kuqezinjtë do të mundohen të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, të cilën e humbën 1-0 në Milano.
Në ndeshjen e fundit në kampionat, skuadra e Harry Redknapp barazoi 3-3 me Wolverhamptonin, një rezultat të cilin vetë trajneri e ka konsideruar zhgënjyes, megjithatë për përballjen e sotme, skuadrës angleze i është kthyer Gereth Bale.
Rafael van der Vart është rikuperuar gjithashtu dhe do të jetë në formacion. Përsa i përket sulmit, Redknapp ka disa mundësi zgjedhje si Defoe, Pavlyuchenko dhe Crouch.
Nga ana e tij, Milani po kalon një periudhë pozitive në Serinë A. Kuqezinjtë e shohin si të vështirë, por jo të pamundur përmbysjen e rezultatit të parë të kësaj ndeshjeje.
Trajneri Massimiliano Allegri ka deklaruar se gjithçka mund të ndodhë nëse Milani luan si Milani në Champions League.
Lajmi i mirë për të është Kevin Prince Boateng, i dëmtuar në kavilje fundjavën e shkuar në ndeshjen me Juventusin, ganezi duket se është rikuperuar e mund t’a fillojë ndeshjen nga fillimi.
Ndeshja Tottenham-Milan, së bashku me atë Schalke-Valencia, do të transmetohen drejtpërdrejtë në paketën Supersport të platformës Digitalb, në cilësinë më të lartë të figurës, High Definition.
Top Channel