
Atmosfera e “White Hart Lane” do të jetë arma më e fortë e Tottenhamit, i cili do të kërkojë nesër një kualifikim historik për në çerekfinalet e Champions League, në përballjen me Milanin.
Këto ishin fjalët e vetë trajnerit Redknapp, i cili ka besim se tifozeria e zjarrtë do të shërbejë për të inkurajuar lojën e të tijëve, ndërsa Tottenhami do të përpiqet të ruajë avantazhin e arritur.
”Për Flamini dhe skuadrën e tij, stadiumi do të shtojë edhe më shumë presionin. Ne do të nisim ndeshjen të qetë dhe është e rëndësishme që të ruajmë gjakftohtësinë, pasi kemi nevojë për një ndeshje inteligjente”, deklaroi trajneri i Spërsave.
Sipas shtypit anglez, Tottenhami do të nisë i favorizuar jo vetëm prej avantazhit të arritur në “San Siro”, por edhe sepse Milani është në rindërtim. Faktin që kuqezinjtë kryesojnë Serinë A, të përditshmet britanike e ironizojnë duke thënë se ata “janë të parët në një kampionat që nuk vlen më aq sa për të dërguar katër skuadra në Champions”.
Në fakt, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, do të jetë Bundesliga ajo që fiton katër ekipe në Champions, ndërsa nga Italia do të kualifikohen vetëm katër të parët.
Pa Gattuso-n në fushë, njeriu më i urryer për anglezët do të jetë francezi Flamini. Tre janë arsyet që bëjnë që mesfushori të presë kontenstimet të shumta kur të zbresë në “White Hart Lane”.
Ndërhyrje “këmbëthyerrëse” ndaj Vedran Corluka-s, i bashkohet faktit që ai më parë ka luajtur në rivalët e të njëjtit qytet, tek Arsenali. Arsyeja e tretë… ai është francez.
Top Channel