Libi, Gedafi drejt tërheqjes?!
08/03/2011 01:30
Televizioni arab, Al Jazeera njoftoi se lideri i Libisë, Muamar Gedafi i ka dorëzuar një propozim rebelëve për zgjidhjen e situatës.
Sipas Al Jazeera Gedafi zotohet se do të thërrasë një sesion të Kongresit Popullor për t’i hapur rrugën tërheqjes së tij, por me një garanci.
Lajmi ende nuk mund të konfirmohet zyrtarisht, por Al Jazeera thotë se ai ka ardhur nga burime zyrtare të anonime.
Për ekzistencën e një propozimi të tillë, shkruan edhe BBC në edicionin online. Edhe rrjeti britanik nuk mund të konfirmojë lajmin, por shprehet se dyshohet që në propozimin e tij, Gedafi u ka premtuar rebelëve tërheqjen me kusht që si garanci të ketë një shumë të konsiderueshme monetare.
Top Channel