Higuain i gatshëm për finalen e Kupës

08/03/2011 08:30

Gonzalo Higuain nuk do ta shohë nga televizori finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë midis Real Madridit dhe Barcelonës që do të zhvillohet më 20 prill.

Sipas gazetës spajolle ‘AS’, sulmuesi argjentinas ka punuar shumë këto dy javët e fundit dhe ka një përmirësim shumë të ndjeshëm të hernias diskale nga e cila u operua në Chikago më 11 janar.

Parashikohet që në fund të këtij muaji të fillojë stërvitjen me grupin.

Higuain mendohej se do të qëndronte rreth 4 muaj larg fushave të futbollit, por puna e tij në qendrën stërvitore të Real Madridit po jep frytet e veta. Sulmuesi punon 8 orë në ditë në Valdebebas dhe afatet e rekuperimit duket se janë shkurtuar.

Top Channel