F1, Hamilton përgatitet për sezonin e ri
08/03/2011 14:20
Lewis Hamilton, kampion bote në Formula 1 në vitin 2008, po përgatit seriozisht për sezonin e ri të garave që do të nisë në javën e fundit të marsit.
Para testeve të fundit në Montmelo që kanë filluar sot dhe do të përfundojnë të shtunën, piloti britanik po bën ushtrime për rezistencën që do ta ndihmojnë për një formë të mirë fizike gjatë garave të këtij viti.
Hamilton, pilot i McLaren Mercedes, ka realizuar sprinte duke mbajtur pesha dhe ushtrime të tjera rezistence.
Top Channel