Berlusconi dhe rikthimi i Kaka’
08/03/2011 10:20
“Një rikthim i Kaka’? Do të ishte bukur për Milanin dhe tifozët kuqezinj.”
Silvio Berlusconi, presidenti i Milanit, shprehet kështu për rikthimin e mundshëm të brazilianit tek Milani.
“Nuk mendoj se Kaka’ do luajë sërish për Milanin. Në këto momente e shikoj të pamundur rikthimin e tij, por nëse kërkon të rikthehet ky do të ishte lajm i mirë për Milanin dhe tifozët e tij”, u shpreh kryeministri italian.
Në deklaratat për ‘Tuttosport’, Berlusconi flet edhe për temat e tjera të aktualitetit kuqezi: “Kam besim se në Londër do të fitojmë ndërsa në kampionat jemi përpara Interit dhe aty do të qëndrojmë.”
Top Channel