Turqi, burg pa afat 7 gazetarëve puçistë

07/03/2011 21:50

Një gjykatë turke morri masën e burgimit pa afat, në pritje të nisjes së procesit ndaj një shkrimtari dhe gjashtë gazetarëve, për rolet e tyre në një përpjekje për të organizuar një grusht shteti të supozuar ndaj qeverisë.

Prokurorët thonë se gjashtë njerëzit e penës ishin pjesë e një grupi, që organizoi një plan për të rrëzuar qeverinë e Kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, në vitin 2003.

Ata u arrestuan gjatë javës së shkuar në banesat e tyre. 400 persona të tjerë janë në proces gjykimi në lidhje me çështjen e quajtur Ergenekon.

Midis gazetarëve, njëri, i quajtur Yalcin Kucuk, njihet në të gjithë vendin si një kritik i fuqishëm i qeverisë. Kolegët e gazetarëve u paraqitën në hyrje të gjykatës për të protestuar, ndërsa ndaj të shtatëve u dha masa e sigurisë.

Në megaprocesin e grushtit të shtetit figurojnë kuadro të ushtrisë, gazetarë të rëndësishëm dhe njerëz me pozicione në administratë.

Sipas Prokurorisë Turke, ata ishin duke organizuar një seri të vënies së bombave dhe vrasjeve, me qëllim destabilizimin e vendit dhe përgatitjen e një grushti shteti.

Top Channel