
Skëndërbeu iu përgjigj fitores së Flamurtarit, duke marrë trepikëshin në përballjen e sotme ndaj Bylisit, rezultat që mban të pandryshuar në katër pikë diferencën midis dy pretendenteve për titullin kampion.
Në ndeshjen e zhvilluar gjatë pasdites në Korçë, të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa vendasit arritën të fitonim me rezultatin 3-1.
Ndërkohë, Tirana zhvilloi një paraqitje të dobët dhe zhgënjyese në kryeqytet, duke u mundur prej durrsakëve të Teutës, me rezultatin 2-1.
Rezultatet e javës së 23-të të Superligës Shqiptare
Sot
Skëndërbeu-Bylis 3-1
Tirana-Teuta 1-2
Të dielën
Dinamo-Shkumbini 4-1
Laçi-Kastrioti 3-1
Vllaznia-Besa 2-0
Të shtunën
Flamurtari-Elbasani 8-0
Renditja
1. Flamurtari 52 pikë
2. Skëndërbeu 48
3. Vllaznia 42
4. Tirana 34
5. Laçi 34
6. Dinamo 33
7. Shkumbini 29
8. Teuta 27
9. Kastrioti 26
10. Besa 22
11. Bylis 21
12. Elbasani 12
Top Channel