Robinho: Fitojmë Champions që sivjet

07/03/2011 20:55

Në prag të përballjes vendimtare në Londër, me Tottenham-in, futbollistët e Milanit duken të sigurt mbi aftësinë e tyre për të përmbysur rezultatin dhe për të siguruar avancimin në Champions League.

Ndeshja do të zhvillohet të mëkurën në “White Hart Lane”, ku kuqezinjtë do të jenë të detyruar të përmbysin disavantazhin 1-0 të “San Siro”-s, nëse duan të vazhdojnë më tej në rrugën e tyre.

”Champions League është një kompeticion i madh, të cilin fatkeqësisht ende nuk kam mundur të fitoj. Shpresoj të shndërrohem kampion Europe që këtë vit dhe të gjithë kemi besim që mund të kthejmë rezultatin në fushën e Spërsave”, deklaroi Robinho.

”Në ndeshjen e parë pësuam një gol në momentin tonë më të mirë, ndërsa ata patën shumë fat, fat të cilin nuk besoj se një skuadër muna t’a ketë dy herë radhazi. Megjithatë, mendoj se paraqitja e “San Siro”-s tregoi se në total ne kemi një skuadër më të mirë”.

Ndërkohë, në qendrën stërvitore të Milanit në “Milanello”-s, ishte i pranishëm në ditën e sotme edhe trajneri i kombëtares së Anglisë, Fabio Capello. Nuk dihet nëse ai i ka zbuluar ndonjë sekret të londinezëve skuadrës që drejtoi në vitet 1990.

Top Channel