
Disa minuta ankthi u përjetuan gjatë një ndeshje të NBA-së mbrëmjen e fundit, pasi një basketbollist mbeti pa ndienja e shenja jete në parket, pas një goditje të fortë në kokë.
Chris Paul, një lojtar i Nju Orleans, humbi topin në një driblim dhe në përpjekje për t’a rikuperuar, u godit me bërryl nga Ramon Sessions i Cavaliers, duke rënë mbrapsht në parket.
Shërbimet mjekësore të të dy ekipeve rendën për të rianimuar Paul, i cili pasi rifitoi ndienjat, u ankua për një dhembje të fortë në qafë.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, pasi iu vendos qaforja, e cila pengon mundësinë e lëvizjes së qafës.
Testimet qetësuan frikën e klubit dhe tifozëve, duke konfirmuar vetëm një tronditje celebrale pa pasoja. Paul iu bashkua skuadrës në Chicago, me një fluturim carter dhe do të jetë i dispozicion për ndeshjen me Bullsat.
Për kronikë, Nju Orlinsi fitoi ndeshjen me rezultatin 96-81.
Top Channel