
Ministri i ri i Brendshëm gjerman është hedhur direkt në një sulm kontrovers duke deklaruar se Islami nuk është një pjesë kyce e mënyrës së jetesës në Gjermani.
Hans Peter Friedrich, i cili mori detyrën javën e kaluar pas një riformatimi të kabinetit, i ka hedhur pak benzinë zjarrit të ndezur lidhur me cështjen e emigracionit në vendin e tij, kur u ka thënë gazetarëve: “Islami në Gjermani nuk është dicka e mbështetur nga historia”.
Friedrich ishte duke folur lidhur me hetimet mbi vrasjen e dy ushtarëve amerikanë javën e kaluar në aeroportin e Frankfurtit.
I dyshuari, 21-vjecari kosovar Arid Uka, besohet se ka vepruar i vetëm por i nxitur nga besimi radikal tek Islami.
Ministri i Brendshëm përforcoi më vonë qëndrimin e tij, duke thënë se emigrantët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për origjinat e krishtera të Gjermanisë dhe se duhet të mësojnë gjermanishten, “të parën dhe mbi të gjitha”.
Komentet e tij vunë në lojë fjalët e presidentit gjerman Christian Wulff, i cili në përpjekje për të futur sërish cështjen e integrimit, tha se Islami sot është pjesë e Gjermanisë, për shkak të 4 milionë myslimanëve që jetojnë atje.
Gjermania është vendi i dytë i Evropës perëndimore me popullsinë më të madhe islamike, pas Francës, si dhe me minoritetin më të madh turk.
Deklaratat e Friedrich u dënuan nga partitë e opozitës, Social Demokratët, të Gjelbërit dhe anëtarë të Partisë Liberal Demokrate të kancelares Angela Merkel.
Top Channel