Galliani: Kaka’ rikthehet nëse ul rrogën

07/03/2011 13:25

Adriano Galliani, zëvendëspresidenti i Milanit, ka folur mbi zërat e një rikthimi të mundshëm të Kaka’ tek kuqezinjtë.

“Kaka’ ka një rrogë shumë të lartë sepse në Spanjë ka më pak taksa. Më vjen keq që në Madrid po has me probleme, por për tu rikthyer në Milano do t’i duhet të ulë rrogën në mënyrë të ndjeshme”, theksoi sot Galliani për mediat italiane.

Para disa ditësh lindën zërat për një largim të Kaka’ nga Real Madrid për shkak të rendimentit të tij të dobët.

Milan, Chelsea dhe Manchester City janë tre ekipet në të cilat mund të përfundojë braziliani nëse largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Top Channel