Francë, sulm piraterik ndaj Ministrisë së Financave

07/03/2011 09:40

Ministria franceze e Financave është goditur nga një sulm informatik të paprecedent, nga dhjetori deri në fundjavën e sotme.

Nën shenjestër kanë qenë kryesisht drejtoria e Thesarit, por edhe dokumente të G20-ës.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e internetit e revistës Paris Match, duke iu referuar burimeve pranë ministrisë.

Sipas Patrick Pailloux, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare për Sigurinë e Sistemeve Informatike, sulmi ka synuar dokumete që lidhen me presidencën franceze të G20-ës dhe punëve ekonomike ndërkombëtare.

Top Channel