Mourinho: Sulmi? S’kam aspak frikë

05/03/2011 21:15

“Nëse ka ndodhur dicka unë nuk e kam vënë re. Frikë? E nga se duhet të kem frikë?”.

Janë këto fjalët me të cilat trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho ka komentuar zërat për një agresion ndaj tij që ka ndodhur javën e kaluar në aeroportin e La Coruna.

Tekniku portugez, sipas “Cadena Ser”, i ka shpëtuar një sulmi nga një person që ka tentuar ta godasë me thikë, falë ndërhyrjes së një truprojeje.

Plagosja e truprojës është konfirmuar nga mourinho, në vigjilje të ndeshjes në transfertë me Santander.

“Dy ditë më parë më thanë se një agjent i sigurisë kishte një problem në shpatull, por nuk di gjë tjetër”, ka thënë Mourinho.

Duke iu kthyer futbollit, Mou ka konfirmuar planin e rekuperimit të brazilianit Kaka, duke deklaruar se ai nuk do të luajë derisa të kthehet në formë.

Top Channel