
Në prag të përballjes së kësaj mbrëmje me Milanin, trajneri në rrezik shkarkimi i Juventusit, Gigi Del Neri, e cilësoi sfidën klasike si përcaktuese për fatet e të gjithë kampionatit.
”Do të jetë një ndeshje deçisive për të gjithë, por unë jam i qetë, pasi skuadra më ka shprehur në më shumë se një rast besimin e saj të plotë tek unë”, deklaroi Del Neri.
”Ndihem i sigurt dhe i qetë. Respekti është gjëja më e rëndësishme, edhe pse është e qartë që në futboll, rezultatet janë gjëja më e rëndësishme”.
Mundësia e vetme e klubit më të suksesshëm në historinë e futbollit italian për të shpëtuar këtë sezon është vendi i katërt. i pyetur për shanset e bardhezinjve për të arritur këtë objekt, Del Neri dredhoi me diplomaci:
”Tragjedia e vërtetë nuk do të ishte të mos e arrinim, por të mos luftonim deri në fund për kualifikimin në Champions. Zërat për të ardhmen time nuk më shpërqendrojnë, pasi mendoj vetëm që të bëj punën time sa më mirë”.
Një ndër protagonistët absolutë të këtij sezoni të Juventusit, serbi Milos Krasic, gjithashtu i lëshoi sfidën Ibrahimovic-it me shokë. “Ndeshje të tilla bëjnë nxjerrin gjithmonë më të mirën e skuadrës sonë, sepse motivohemi.
Problemi i Juventusit në këtë sezon ka qenë mendor, sepse pasi pësojmë gol, tensionohemi shumë dhe futemi në krizë.
Top Channel