
“Të mundim Hannover dhe jemi të tretët”. Me këto fjalë Louis van Gaal ishte përpjekur të frymëzonte lojtarët e tij.
Por Bayern Munchen ka pësuar humbjen e dytë rresht me rezultatin 3-1 në këtë javë të Bundesliga-s.
Lidhur me disfatën ka reaguar edhe një nga drejtuesit e klubit bavarez, Carl Heinz Rummenigge, i cili është shprehur jo pak i indinjuar.
“Kemi kaluar 8 ditë katastrofike. Duhet të ndalim rënien vertikale”, ka deklaruar legjenda e futbollit gjerman.
Ai ka lënë të kuptohet se një nga lëvizjet e ardhshme të klubit prestigjoz mund të jetë largimi i trajnerit Van Gaal, gjë që nga mediat konsiderohet fakt i kryer.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të javës së 25-të spikat fitorja 5-0 e Nurnberg ndaj St. Pauli, si dhe ajo e Monchengladbach, e fundit në klasifikim, 2–0 ndaj Hoffenheim.
Takimi Eintracht-Caiserslautern u mbyll pa gola, ndërsa Stuttgart fitoi cekët, 1-0, ndaj Schalke.
Top Channel