Roma, fitore in extremis

04/03/2011 23:30

Në ndeshjen e dytë të drejtuar nga Montela, verdhekuqtë e Romës janë rikthyer tek fitorja duke marrë një 3 pikësh me mjaft vlerë në transfertë përballë Leces.

Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 32 të takimit, kur Vucinic lëviz bukur përballë mbrojtësve vendas e godet diagonal duke gjetur rrjetën kundërshtare. Në minutat e mbetura të pjesës së parë rezultati nuk ndryshoi.

Në pjesën e dytë, vendasit tregohen më agresivë duke lënë më shumë hapësira prapa që nuk shfrytëzohen sic duhet nga lojtarët e Romës. Në minutën e 75, puljezët gjejnë rrjetën me anë të Gonzalo Suarez duke barazuar gjithcka. Por, atëherë kur mendohej se Montela ishte drejt marrjes së barazimit të dytë në stolin verdhekuq, një 11 metërsh i akorduar nga gjyqtari në limitet e takimit, vendos gjithcka. Pizaro merr përsipër ekzekutimin e tij dhe nuk gabon, Roma fiton 1-2 duke mbajtur vendin e gjashtë, tashmë me 46 pikë.

Ditën e shtynë luhet supersfida e javës së 28 të Serisë A, ajo mes Juventusit dhe Milanit, bardhezinjtë në kërkim të lavdisë dhe kuqezinjtë për të ruajtur diferencën më krye të Serisë A, ku kërcënimi i Interit është vetëm 5 pikë larg.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta