Real shkatërron Malagan, Barca sërish -7

04/03/2011 03:30

Reali i Madridit ka shkatërruar 7-0 skuadrën e Malagas në ndeshjen e fundit të javës së 26 të Primera Division.

Festivali i golave u hap nga Benzema në minutën e 27 për të vazhduar më pas me Di Marian në minutën e 36 dhe Marcelon në minutën e 45 që do të vuloste pjesën e parë 3-0.

Pjesa e dytë nis aty ku përfundoi e para, madrilenët e Muronjos 6 minuta nga nisja, shënojnë sërish me anë të Ronaldos. Pak minuta më vonë Benzema shënon golin e dytë në këtë sfidë për t’i hapur rrugën dy golave të tjerë të Ronaldos përkatësisht në minutën e 68 dhe të 77.

Pas kësaj fitoreje, Real rivendos diferencën -7 nga vendi i parë që mbahet prej Barcelonës e cila ditën e mërkurë fitoi minimalisht ndaj Valencias në transfertë 0-1.

Top Channel