Ibrahimovic: Milan, dashuria ime e vërtetë

04/03/2011 10:50

Njeriu që po tërheq Milanin drejt titullit, Zlatan Ibrahimovic, e cilësoi fanellën e kuqezinjve si dashurinë e tij të fundit, në prag të ndeshjes klasike me Juventusin.

Ish-futbollisti i Ajax, Juventus, Inter e Barcelona, në një intervistë të botuar sot në “La Gazzetta dello Sport”, u shpreh se: “Kam vendosur të tërhiqem nga futbolli në moshën 33-vjeçare. Nuk dua të luaj kur të ndiej se fiziku im nuk të më ofrojë më më të mirën.

Më kanë mbetur edhe 3-4 sezone të tjera në futboll dhe ato do t’i luaj me Milanin. Jam shumë i dhënë pas këtij klubi dhe dua të qëndroj këtu deri në fundin e karrierës sime”.

Ibrahimovic qetësoi edhe tifozët e Milanit, në alarm pas një tërheqje të lehtë muskulore që pësoi idhulli i tyre në shpinë, gjatë javës në stërvitje. “Nuk ndiej më asnjë problem, ndaj Juventus është e sigurt që do të jem”.

Për suedezin, ndeshja në Torino do të jetë e 35-ta në këtë sezon. Ai është futbollisti me më shumë minuta të luajtura tek Milani, ndërsa ka munguar në total në vetëm dy ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA