Guardiola, edhe sot në spital

04/03/2011 15:15

Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës, do të qëndrojë edhe një ditë tjetër në spital për shkak të problemeve të tij me kurrizin.

Lajmin e bëri të ditur për EFE një burim i klubit katalanas.

Me shumë mundësi Guardiola nuk do të jetë në stol nesër për të drejtuar ekipin e tij në ndeshjen ndaj Real Zaragozës.

Mëngjesin e sotëm trajneri është vizituar nga bashkëshortja e prindërit e tij dhe nesër pritet të dalë nga spitali.

Mjekët po mundohen të evitojnë operacionin që do ta mbante Guardiolën për rreth 15 ditë larg stërvitjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA