
Spanja nuk dominon vetëm botën e futbollit në Europë, por edhe atë të basketbollit, siç konfirmoi edhe kualifikimi i katër skuadrave iberike në çerekfinalet e Euroleague.
Të enjten në mbrëmje përfundoi raundi i dytë i grupeve, në atë që është ekuivalentja e Champions League në basketbollin europian dhe tetë skuadrat e mbetura në luftën për titullin kampion u përcaktuan.
Midis tetë pretendenteve, bie në sy pjesëmarrja e Real Madridit, Barcelonës, Valencias dhe skuadrës baske të Caja Laboral. Katër pretendentet e tjera për titull janë Panathinaikos, Olympiakos, Maccabi Tel Aviv dhe Montepaschi Siena.
Spanja është vendi europian më i suksesshëm i momentit në sport, me Realin e Barcelonën që dominojnë skenën e futbollit europian, Fernando Alonson të konsideruar favorit për titull në Formula 1 dhe tenistin më të mirë në renditjen e meshkujve, Rafael Nadal-in.
Spanja ka edhe disa pilotë të tjerë pretendentë në garat e tjera automobilistike, përfshi reli dhe disa sportisë shumë konkurrues edhe në atletikë.
Top Channel