Leonardo, fillim rekord që errëson Mourinho-n

03/03/2011 17:55

Fillimi i shkëlqyer i Leonardos tek Interi jo vetëm që ka rikthyer zikaltërit në rrugën e titullit kampion, por i ka shërbyer brazilianit që të vendosë një rekord të ri personal.

Nëse Interi do të fitojë në ndeshjen e ardhshme të kampionatit, Leo do të tejkalojë arritjen e Fabio Capello-s, për impaktin më të mirë pas mbërritjes në një skuadër.

Me 33 pikë në 13 ndeshje, braziliani do të linte pas trajnerin aktual të Anglisë, i cili mban rekord që prej sezonit 2004-05, në kohën kur drejtonte Juventusin.

Që prej sezonit 1994-95, kur një fitore vlen tre pikë, vetëm dy persona kanë mundur të grumbullojnë 30 pikë në 13 ndeshjet e tyre të para me një skuadër, Lippi në sezonin 1994-95 me Juventusin dhe Simoni, tek Interi i sezonit 1997-98.

Capello është i vetmi që llogarit një rekord më pozitiv, me 31 pikë në 13 ndeshje. Ndërkohë, në këtë fillim të tij të karrierës zikaltër, Leonardo ka thyer edhe mesataren e pikëve të Mourinhos.

Me 2,5 pikë të fituara për ndeshje, shifrat e Leos janë dukshëm superiore ndaj mesatares 2,21 pikë të portugezit në sezonin 2008-09 apo 2,15 pikë të sezonin pasardhës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta