Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës ka asgjësuar 23 mijë e 40 kilogramë mish derri dhe 1 mijë e 800 kilogram mish pule, pa afat dhe pa deklarim.

Ngarkesa me targa të Tiranës kishte ndaluar në pikën doganore Vërmicë më 23 janar dhe pas ndalesës, organet kompetente kanë ndjekur procedurat ndaj kompanisë importuese. Pasi kompania importuese Genita nga Prishtina, nuk e ka kthyer mallin prapa nga vendi i ardhjes brenda afatit te parashikuar, autoritetet e Kosovës urdhëruan asgjësimin e tij.

Zyrtarë të Agjensisë thonë se asgjësimi i mallit është bërë me vendim të datës 18 shkurt. Sipas tyre, pronari ishte lajmeruar për këtë kontingjent dhe detyrimin për t`ia paraqitur mallin agjencisë, por edhe për ta kthyer në vendin e origjinës.

Këtë nuk e ka bërë dhe prej 23 shkurtit e deri më sot, malli ka qenë i ndaluar në pikën kufitare Vërmicë. Ai ka filluar te degradoje, cka solli si detyrim edhe masën për shkatërrimin e tij.

Top Channel