Pikëpyetja e madhe se kush do të jenë dy rivalët që do të përballen për bashkinë e Tiranës, është zgjidhur më në fund për pjesën më të madhe. (UPDATE)
Prej kohësh është përmendur emri i Lulzim Bashës, por më qartë se u tha në mbledhjen e qeverisë nga kryeministri Sali Berisha, nuk ishte artikuluar asnjëherë.
Duke folur për mundësinë e përfshirjes së dhënies së lejeve të ndërtimit në një sportel të vetëm, si të gjitha lejet dhe licensat e tjera, kryeministri Sali Berisha i përmendi Lulzim Bashës fjalën “rivalët” për bashkinë e Tiranës, për të cilën tha se është bashkia e tretë nga fundi në botë për kohëzgjatjen me 383 ditë të dhënies së lejeve të ndërtimit.
“Kryetari i bashkisë që po ikën ka ndërtuar shtyllën më të lartë të korrupsionit në Europë dhe në botë. Fatmirësisht 8 maji po afron. Zoti Basha, e more vesh që kanë vendosur të ngulin cadra rivalët e tu, që ose të japësh dorëhejqen ose të flijohen në grevë urie? Po bëhen gati 5 kandidatë, 5 cadra. Pra, kjo cështje do të zgjidhet më 8 maj”, deklaroi Berisha.
Ajo që nuk është mësuar ende është se me kë do të përballet Lulzim Basha nga Partia Socialiste dhe tek rivali i zotit Basha dhe në këtë pikë as kryeministri Berisha nuk preferoi të përmendte asnjë emër.
Taksa, debat Berisha-Bode
Mbedhja e qeverisë u përqendrua kryesisht në zhvillimet ekonomike të vendit gjatë 2 muajve të parë të vitit, ku sipas të dhënave të publikuara nga kryeministri Berisha, të ardhurat janë realizuar 100%, ndërsa eksportet janë rritur ndjeshëm.
Nga 7.9 miliardë lekë në 2 muajt e parë, eksportet janë rritur në 20 miliardë lekë në këto 2 muaj.
“Rritja me 152% e eksporteve made in Albania është dëshmi e fuqishmee rritjes së punësimit në vend, sepse është rritur prodhimi. Ky është gjeneratori numër një i punësimit”, saktësoi Berisha.
Ndërsa lajmi tjetër i rëndësishëm që kryeministri dha në mbledhjen e qeverisë është shqyrtimi i vendimit të qeverisë për taksën e shitjes së automejeteve të përdorura brenda vendit.
Duke pranuar se kjo taksë ka bllokuar tregun në vend, kryeministri debatoi me ministrin e Financave, i cili këmbënguli për mbajtjen e taksës, në favor të mjedisit, gjë që u kundërshtua si zgjidhje e gabuar nga kreminsitri Berisha.
“Jo. Nuk mund t’i mbajmë më ashtu, sepse kemi bllokuar tregun. Ai s’do mbajë makinën e vjetër me cdo kusht pasi do të blejë një të re. Të gjejmë një tjetër mënyrë, ka më shumë se një zgjidhje. Tregun të mos e pengojmë dhe mjedisin ta mbrojmë”, nënvizoi Berisha.
Debati mes të dyve u mbyll natyrisht në favor të kryeministrit, që mbrojti jo vetëm tezën e zëvendësimit të kësaj takse me një tjetër, që të mos bllokojë tregun, por edhe me këndvështrimet e tyre teorike për doktrinat politike, ku vetëm doktrina e qendrës së djathtë nuk u përmend.
“Të dënosh tregun me taksa jo majtizëm që s’është, por është socializëm i mirëfilltë. Antiglobalistët janë të majtë. Mjedisorët janë në qendër, mjedisor jam edhe vetë unë”, u shpreh Berisha.
Top Channel