Talebanët vranë Ministrin pakistanez

02/03/2011 20:00

Militantët talebanë morrën përsipër vrasjen e Ministrit të vetëm kristian të qeverisë pakistaneze, pasi sipas tyre ishte fajtor për ofendimin e islamit.

Ministri i Minoriteve, Shahbaz Bhatti, mbeti viktimë e sulmit të armatosur të katër personave, ndërsa udhëtonte me makinën e tij, gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ai është figura e dytë madhore e ekzekutuar pasi kundërshtoi ligjin e blasfemisë, pas Guvernatorit të provincës së Lahores, Salman Taseer, në muajin janar.

Në bazë të ligjit të blasfemisë, personat që nuk njohin apo ofendojnë Profetin Muhamed, mund të dënohen me vdekje.

Sipas kritikëve, një ligj i tillë është i rrezikshëm, pasi krijon një kuadër ligjor shumë të përshtatshëm për shfrytëzimin e minoriteteve.

Top Channel