Stuhia godet juglindjen

02/03/2011 12:30

Moti i keq dhe era e fuqishme ka shkaktuar ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike si pasojë e defekteve në linja në juglindje të vendit.

Ndërperje të furnzimit me energji ka patur në qytet, ndërkohë që në fshatra për shkak të rrjeteve të amortizuara banorët kanë mbetur në errësirë.

Të paktën 12 fshatra të zonës dhe Moglicës dhe 8 të tjera në zonën e Devollit kanë mbetur në errësirë pas furtunës që ka pushtuar juglindjen në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave, nga komunat pa energji ka mbetur komuna e Moglicës me gjithë fshatrat e saj disa fshatra të Kolonjës dhe qyteti i Ersekës, ndërkohë që defekte për shkak të motit të keq ka patur edhe në Korçë dhe Pogradec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA