Rusi, nderohet Mikhail Gorbachev

02/03/2011 15:45

Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev-it, u nderua sot me çmimin më të lartë në Rusi, me urdhërin e Shën Andreut.

Nderimi erdhi me rastine e 80-vjetorit të lindjes së ish-liderit, i cili u konsiderua prej presidentit Dmitry Medvedev si një njeri që dha një kontribut të çmuar për vendin, nëpërmjet punës së shkëlqyer si kryetar i shtetit.

Gorbachev-i luajti një rol thelbësor në rënien e perdes së herkut dhe në tranzicionin demokratik të Federatës Ruse.

Megjithatë, brenda vendit ekziston një standart i dyfishtë për vlerësimin e figurës së Gorbachev-it, i konsideruar prej shumë rusëve edhe si përgjegjës për krizën ekonomike dhe konfliktet që lindën në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

I papërfshirë në jetën politike që prej 20 vitesh, Gorbachev-i kritikoi Kryeministrin Putin gjatë ceremonisë, duke thënë se ambicjet e tij për t’u rikthyer në postin e presidentit do të dëmtonin rëndë demokraticë në vend.

Ai paralajmëroi edhe për rrezikun e revoltave të stilit arab. Sipas ekspertëve, Presidenti Medvedev mund të ketë organizuar këtë ceremoni, për t’i treguar opioninit se nuk është aspak nën hijen e Putin-it dhe se mbetet një politikan i ndryshëm e me ide të tjera.

Në kohën e Putin-it si president, nuk pati asnjë nderim për figurën e liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik. Njeriu që drejtoi vendin në vitet 2000-2008, u largua nga posti i presidentit pasi kushtetuta ruse e ndalon një mandate të tretë radhazi, por ai mund të rikandidojë sërisht në 2012-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA