
Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi ka deklaruar në një intervistë se policia gjermane e ka identifikuar atentatorin e Frankfurtit si një shtetas kosovar nga Mitrovica.
“Kjo është një ngjarje shkatërruese dhe tragjike. Ne po përpiqemi të zbulojmë nëse ishte një sulm i organizuar, apo i një natyre tjetër”, citohet Rexhepi nga “Associated Press”.
Ndërkohë, shtetësia e atentatorit që qëlloi mbi një autobus me ushtarë amerikanë dhe vrau dy prej tyre është konfirmuar edhe nga ministri i i Brendshëm gjerman, Boris Rhein.
Aeroporti i Frankfurtit, ku ndodhi dhe ngjarja, nuk është larg nga Baza Ajrore Ramstein, që është edhe selia qendrore e forcave ajrore amerikane në Evropë.
Dyshimet e para për sulmin bien mbi terrorizmin islamik, edhe pse gjithcka mbetet për t’u vërtetuar.
Katër islamikë u dënuan në mars të vitit të kaluar në Gjermani pasi kishin planifikuar një atentat me bombë ndaj disa objektivave, përfshirë bazën Ramstein.
Top Channel