Pullat fiskale, goditet prodhimi

02/03/2011 15:40

Grupimi i industrialistëve shpreh shqetësimin se dhënia me koncesion e pullave fiskale do të rrisë kostot e prodhimit, vecanërisht në industrinë e birrës.

“Kryesore është investimi fillestar në makineri, pastaj kostoja e sistemit që duhet rregulluar me institucionet e fiskut dhe duhet të kemi parasysh faktin që aktualisht industritë e kanë të pamundur investimin në makineri të vecanta, që kanë kosto të madhe”, deklaron Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustria.

Masa e qeverisë rrit taksat e pullave për të gjithë mallrat a akcizës. Për birrën taksa bëhet nga 0 në 3.65 lekë litri, për verën nga 2.5 lekë në 5.32 lekë për litër, ndërkohë që rritje ka edhe për duhanin.

Gjergj Buxhuku thotë se rritja e kostove më shumë se sa qytetarët, në këtë rast do të godasë prodhimin vendas duke avantazhuar importet.

“Ndërkohë që për industritë shqiptare kostot janë të ndjeshme, për industritë e tjera konkurrente në tregun shqiptar kostot nuk janë të ndjeshme”, nënvizon Buxhuku.

Sistemi i ri i pullave fiskale sjell ndryshime edhe në pagesën e detyrimeve tatimore, pasi sipas industrialistëve, ai e detyron biznesin ta parapaguajë akcizën pa e shitur produktin. Në këto kushte, industrialistët kërkojnë shtyrjen në kohë të procesit të paktën për birrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA