Partia Socialiste ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për lirimin e tre gardistëve, duke ngritur një paralele mes procesit të 21 janarit dhe atij të Gërdecit, ku përgjegjësit e tragjedisë u lanë të lirë.
Në një deklaratë për shtyp, deputetja Shegushe Ligori ka akuzuar kryeministrin Berisha se po mbron fajtorët për të fshehur krimet e tij.
“Gardistët që ekzekutuan 4 shqiptarët lihen të lirë sikur të mos ishte derdhur asnjë pikë gjak. Fajin për këtë e ka Sali Berisha. Ai është përgjegjës për 4 viktimat e 21 janarit, për 26 viktimat e Gërdecit, për kryekomunarin e Kukësit dhe deputetin Fatmir Xhindi. Plot 32 viktima rëndojnë mbi Berishën, i cili sado të përpiqet nuk do t’i shpëtojë dot drejtësisë”, ka deklaruar Ligori.
Top Channel