Operacion urgjent për Serena Williams
02/03/2011 19:25
Tenistja Serena Williams iu nënshtrua një operacioni urgjent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi pësoi një emboli në mushkëri.
Lajmi u bë i ditur gjatë pasdites, ndonëse ngjarja ndodhi të hënën. 29-vjeçarja mundi të mbante të fshehtë ndodhinë për më shumë se 36 orë.
”Doktorët janë duke mbikqyrur me shumë vëmendje situatën e saj, për të shmangur komplikacione të tjera”, shkruhej në një komunikatë zyrtare.
Williams nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që prej fitores së saj në Wimbledon, në korrik 2010.
Serena Williams ka fituar gjithsej katër herë titullin në Wimbledon dhe regjistron gjithsej 13 suksese në Grand Sleme, duke qenë tenistja e gjashtë më e sukseshme e të gjitha kohërave.
Top Channel