
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, shprehu “tronditjen e thellë” për ngjarjen e Frankurtit, ku dy pilotë mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën, si rrjedhojë e një atentati të një shtetasi kosovar.
Një 21-vjeçar me kombësi shqiptare nga qyteti i Mitrovicës hapi zjarr gjatë drakes, në një autobus që do të transportonte ushtarakët amerikanë, në parkingun e aeroportit të Frankfurtit.
Ndonëse nuk janë zbardhur motivet e këtij sulmi, mediat gjermane përflasin mundësinë e një sulmi terrorist, me shtetasin kosovar që besohet se ishte antar i ndonjë grupi ekstremist islamik.
”Jam thellësisht i tronditur dhe i revoltuar nga kjo ngjarje e tmerreshme”, deklaroi presidenti Obama. “Mendoj se të gjithë amerikanët janë të bashkuar në shprehjen e mirënjohjes për shërbimin e bërë prej atyre që u vendosën në shënjestrën e kësaj mizorie.
Unë dhe Michelle (gruaja) do të lutemi për shpirtërat dhe familjet e të ndjerëve, ndërsa i urojmë një shërim sa më të shpejtë të plagosurve”.
Top Channel