Libia, Kina: Zgjidhja, vetëm paqësore

02/03/2011 23:20

Kina këmbëngul që zgjidhja e situatës në Libi të arrihet vetëm nëpërmjet metodave paqësore, duke refuzuar një ndërhyrje të mundshme ushtarake ndërkombëtare.

Deklarata mbërrin nga përfaqësuesi i përhershëm kinez në OKB, Li Baodong, vendi i të cilit mban edhe presidencën e radhës në Këshillitn e Sigurimit për muajin mars. Li Baodong ka përjashtuar gjithashtu edhe mundësinë e vendosjes së ndalim fluturimit në Libi.

Nga ana tjetër, Liga e Arabe, në përfundim të takimit të Ministrave të Jashtëm, mes mundësive për të garantuar sigurinë e popullit libian, propozon edhe atë të vendosjes së “no fly zonë” ( zonë ndalim-fluturimi), në bashkëpunim me Bashkimin Afrikan.

Top Channel