Itali, zbarkojnë disa qindra klandestinë

02/03/2011 15:20

Një anije me 347 klandestinë, e nisur nga Tunizia, mbërriti gjatë ditës në tokën italiane.

Sipas Agjensisë Italiane të Lajmeve “ANSA”, ekziston frika se shumë mjete të tjera do të zbarkojnë në Itali, pasi koha të qetësohet.

347 klandestinët rrezikuan seriozisht jetën në rrugën 160 kilometërshe nga brigjet tuniziane për në ishullin e Lampeduzës, pasi deti ishte veçanërisht i trazuar.

Që prej mesit të shkurtit, disa mijëra emigrantë klandestinë kanë mbërritur, duke rritur frikën për një eksod “biblik”.

Ministri i Jashtëm Italian, Maroni, duke i kërkuar ndihmë Bashkimit Europian për përballimin e situatës, deklaroi se kriza libiane mund të bëjë që në muajt e ardhshëm, deri 350 mijë persona të mbërrijnë në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA