
Opozita e Iranit lajmëroi se 79 persona janë arrestuar pas protestave të një dite më parë, protesta që Teherani zyrtar refuzon të pranojë se kanë ndodhur ndonjëherë.
Sipas dëshmitarëve të raportuar nga mediat ndërkombëtare, prej disa ditësh kryeqyteti iranian është “i blinduar” nga forcat e policisë, të cilat janë të vendosura të pengojnë shfaqjen e çfarë do përsëritje të protestave masive, që pasuan zgjedhjet e vitit 2009.
Dy liderat më të mëdhenj të opozitës, Mirhossein Mousavi dhe Mehdi Karoubi u arrestuan ditën e dielë në banesën e tyre. Si rrjedhojë, me mijëra iranianë protestuan ditën e martë në rrugët e Teheranit.
Policia shpërndau turmën nëpërmjet gazit lotsjellës dhe sipas faqeve të internetit të lëvizjeve opozitare, është 79 numri i personave të arrestuar.
Besohet se deri në 1 500 persona u arrestuan në 14 shkurt, në një manifestim masiv solidarizues me protestat në Egjipt dhe Tunizi.
Top Channel