Eva Herzigova tregon linjat e shtatzanisë
02/03/2011 10:40
Eva Herzigova është bërë e famshme në vitet ’90 për elegancën e saj, por kësaj here ajo tregon barkun e fryrë në një set fotografik për revistën “Harper’s Bazaar”.
Supermodelja çeke, e cila është në muajin e shtatë, pret fëmijën e dytë nga biznesmeni Gregorio Marsiaj.
“Të qenit shtatzanë është e mrekullueshme, sidomos në tre muajt e parë. Lëkura, fytyra dhe flokët e mi ishin shumë të shëndetshëm. Dukej sikur kisha bërë operacione plastike”, u shpreh Herzigova.
Top Channel