Clinton: Libia rrezikon të kthehet në Somali

02/03/2011 21:30

Nëse ndërhyrja ndërkombëtare ndaj Libisë nuk do të shqyrtohet me shumë kujdes, ekziston rreziku që vendi të hyjë në një kaos të thellë dhe të kthehet në një “Somali gjigante”.

Është ky opinioni i sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila parashikon kalimin e një kohe të gjatë para se të merret vendimi për një “no fly zone”.

“Po veprojmë me shumë kujdes për aksione të mundshme që mund të zbatohen në terren në kuadër të mbështetjes së misioneve humanitare”, ka deklaruar Clinton.

Për shkak të tensionimit të situatës në Libi, Shtetet e Bashkuara nisën drejt Mesdheut tre anije ushtarake dhe aeroplanmbajtësen “USS Enterprise”.

Top Channel