
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague, zhvilloi bisedime telefonike të mërkurën me gjeneralin Abdel Fatah Yunis, një prej figurave drejtuese të forcave anti-qeveritare në Libi.
Lajmi u raportua gjatë darkës prej BBC-së, e cila thekson se ky gjest konfirmon mbështetjen e Londrës zyrtare për revolucionin që synon të sjellë fundin e regjimit 42-vjeçar të kolonelit Muammar Gaddafi.
Yunis fitoi respektin e shumë protestuesve, pasi ai braktisi detyrën e tij ushtarake dhe iu bashkua demonstruesve në qytetin e Bengazit.
”Midis Zotit Hague dhe Yunis u bisedua situata aktuale në Libi, impakti që ka ajo tek popullsia dhe mënyra e shpërndarjes së ndihmave ndërkombëtare”, shkruhej në një komunikatë të publikuar nga Ministria e Jashtme.
Top Channel