
Qeveria do të nsië së shpejti amnistinë fiskale, një nismë kjo e premtuar kohë më parë nga ministri i Financave Ridvan Bode, por që deri tani kishte ngelur thjesht në letër.
Burime bënë të ditur për Top Channel se kryeministri i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të përgatisë ligin konkret dhe aktet e tjera nënligjore për t’i hapur dritën jeshile amnistisë.
Përvec faljes së kapitaleve të padeklaruara, kryeministri mësohet se ka kërkuar që në skemën e amnistisë të përfshihet edhe falja e borxheve të vjetra të biznesit.
Ende nuk është e qartë se për cilat detyrime bëhet fjalë. A do të jenë vetëm borxhet e vjetra që bizneset kanë tek institucionet e fiskut, si tatimet dhe doganat, apo edhe detyrime të tjera që mund të kenë qenë ndaj kompanive publike, si Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare.
Ideja për një amnisti të gjerë fiskale në Shqipëri daton që nga fundi i viteve ’90, e propozuar në atë kohë nga ish-presidenti Meidani, por që nuk u realizua për shkak edhe të ngurrimit se mos institucionet shqiptare nuk do të ishin të afta të menaxhonin procesin.
Gjatë gjithë këtyre viteve biznesi ka kërkuar më shumë se një herë edhe zyrtarisht nisjen e amnistisë, cka sipas tij do të clironte kapitale të fjetura për të nxitur ekonominë.
Top Channel