Qeveria në Bangladesh ka lëvizur nga detyra fituesin e cmimit Nobël, Muhammad Yunus, themelues i bankës Grameen Microfinance.
Qeveria, që ka 25 për qind të aksioneve të bankës, e përzuri atë duke deklaruar se kishte kaluar moshën e pensionit dhe se kishte monopolizuar postin.
Nga ana e tij, Yunus ka deklaruar se do të luftojë kundër këtij vendimi, të cilin ai e ka cilësuar si absurd, duke qenë se është themeluesi i institucionit bankar.
Profesori Yunus njihet si pionier i mikrokredive për të varfërit, por së fundmi ai ka qenë në konflikt me qeverinë, e cila ka ushtruar presion që ai të tërhiqet.
Konflikti mes Yunus dhe qeverisë, e drejtuar nga kryeministri Sheikh Hasina, filloi në vitin 2007, kur ai tentoi të themelonte një parti të re.
Top Channel