Bajernit i mbetet vetëm Champions-i

02/03/2011 22:30

Shalke 04 fiton minimalisht 0-1 ndaj Bajernit të Mynihut në ndeshjen gjysmafinale të Kupës së Gjermanisë duke siguruar finalen ku përballë do të ketë skuadrën e Duisburgut i cili mposhti Kotbusin ditën e martë 2-1.

Në ndeshjen e luajtur në Alianz Arena, miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 15 të takimit kur Raul godet me kokë brenda zonës. Përpjekjet e vendasve për të barazuar rezultatin nuk u konkretizuan, jo vetëm pjesën e parë por as në të dytën dhe fërshëllima përfundimtare nxorri fituese skuadrën e Shalke 04.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e Shalkes shihet si fituese e Kupës së Gjermanisë, pasi do të përballet në finale me Duisburgun, një skuadër e lehtë kjo për t’u mundur, të paktën në letër.

Ndërkohë, pas kësaj disfate, i vetmi objektiv për Bajernin mbetet Liga e Kampionëve, pasi Bundesliga është thuajse një kapitull mbyllur tashmë, të paktën teorikisht, pasi Borusia Dortmund ka vendosur hegjemoninë duke kryesuar në kuotën e 58 pikëve, 12 pikë më shumë se sa Leverkusenin i vendit të dytë dhe 16 pikë më shumë se bavarezët e Bajernit që mban vetëm vendin e 4 me 42 pikë.

Top Channel