B.Fildishtë, bllokohen kanalet e huaja
02/03/2011 21:20
Autoritetet e Bregut të Fildishtë ndërprenë sot sinjalin e radiove dhe televizioneve të huaja, përfshi BBC apo RFI-në franceze, në një tentativë për të mbajtur popullsinë në errësirë të situatës dramatike të krijuar në vend.
Shteti afrikan është zhytur në një krizë të thellë politike, pasi presidenti Laurent Gbagbo refuzon të largohet, ndënëse humbi në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2010.
Gbagbo ka akuzuar më parë mediat e huaja për nxitjen e revoltave në vend. Situata në Bregun e Filfishtë është dramatike, pasi rebelët anti-qeveritarë janë armatosur dhe situata mund të degradojë në luftë civile.
Top Channel